Zgjedhjet në Turqi, Kilicdaroglu me jelek antiplumb dhe sigurim të shumtë gjatë një mitingu parazgjedhor

0 minutes, 49 seconds Read

Kryetari i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu në tubimin parazgjedhor dy ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi është shfaqur me një jelek antiplumb, pasi kishte “informacione se ai mund të ishte objektiv i një sulmi”.

Mediat kanë publikuar pamje ku duken, truprojat e Kilicdaroglu mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij, i pari për fushatën e tij zgjedhore.

Një burim i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP) tha se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër.

Ndërkohë deri më tani Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe, e mbajti këtë fjalim në Samsouda në Detin e Zi. Ndërkohë në një intervistë të dhënë për mediat ai është shprehur optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

Publikime te ngjashme