Zgjedhjet në Rrogozhinë| Bllokohet procesi në një qendër votimi, shkak fotografimi i votës

0 minutes, 43 seconds Read

Në qendrën e votimit nr. 22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit.

Shkak për këtë është bërë identifikimi i dy raste të fotografimit të votës.

“I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ”, u shpreh një nga anëtarët e Qendrës së Votimit.

Një tjetër problematikë ka pasur dhe në qendrën e votimit 2225/0, ku u tentua për të votuar familjarisht.

Menjëherë pas këtij rasti pati ndërhyrje nga KQZ. Për pak minuta votimi u ndërpre dhe rinisi sërish.

Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta. 5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Publikime te ngjashme