Zeqiri i PDK-së thotë se i mbështet veprimet e Kurtit për situatën në veri

1 minute, 37 seconds Read

Kryetari i Komunës së Zubint Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar se i përkrah veprimet e kryeministrit Albin Kurti sa i përket situatës në veri pasi i sheh si veprime të drejta e ligjore. Ai tha se është i orientuar që mandatin ta qojë deri në fund dhe tha se nuk do të jep dorëheqje edhe nëse ja kërkon kryetari i partisë së tij Memli Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri i sheh të drejta dhe ligjore, andaj e mbështet atë.

Zeqiri, bëri të ditur se është i orientuar ta çojë mandatin deri në fund, ndërsa nuk sheh ndonjë arsye për dorëheqje nga kjo pozitë, qoftë edhe nëse një gjë të tillë ia kërkon kryetari i partisë së tij Memli Krasniqi.

Zeqiri thotë se kur bëhet fjalë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve në përgjithësi, ai e respekton ligjin dhe merr referenca edhe nga qeveria, pavarësisht se është anëtar i PDK-së.

Zeqiri funksionin e tij po e ushtron nga zyra alternative, ndryshe nga kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili për më shumë se një muaj po qëndron i mbyllur në objektin e komunës.

Ai e ka rekomanduar Hetemin që të të veprojë nga një zyrë alternative pasi sipas tij do të ketë më të lehtë të ushtrojë detyrat e tij.

Zeqiri u zgjodh kryetar i Zubin Potokut në zgjedhjet e 23 prillit, të cilët u bojkotuan nga Lista Serbe, e cila gjithmonë ka udhëhequr me këto komuna.

Megjithatë, tentativat e tij për të hyrë në objektin e Komunës ngjallën tensione duke bërë që situata të mbetet e brishtë në veri që nga data 26 maj.

Publikime te ngjashme