Zbulohet motivi i mundshëm për vrasjet e shumëfishta në Beograd

1 minute, 1 second Read

14-vjeçari që kreu krimin makabër me nëntë të vrarë në Beograd kishte marrë pjesë në shumë gara shkollore dhe kishte pasur mjaft vlerësime.

Nxënësi i klasës së shtatë të mërkurën në mëngjes shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Ai kishte marrë pjesë disa herë në garat e matematikës dhe e kishte fituar vendin e tretë në garën e lëndës së historisë.

Sipas mediave serbe, 14-vjeçari e kishte inatin me mësuesin e historisë. Pikërisht në klasën ku ai po mbante mësim, ka hyrë dhe ka qëlluar pa mëshirë. Mësuesi ka mbetur i plagosur.

Sipas dëshmitarëve, autori i ngjarjes ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vitin e kaluar. Këtë vit, atij iu ndërrua klasa, ku vazhdonte të ishte viktimë e ngacmimit nga bashkëmoshatarët.

Publikime te ngjashme