Zbulohet historia e dashurisë “me shkuesi” e presidentit amerikan me gruan e tij Jill

1 minute, 7 seconds Read

Llogaria Meet Cutes NYC në Instagram e cila shpërndan histori dashurie reale të çifteve, së fundmi ka pasur dy mysafirë mjaft special – presidentin amerikan Joe Biden dhe gruan e tij Jill.

Biden dhe zonja e tij janë të martuar prej gati 48 vitesh, por presidenti për herë të parë zbuloi se ai dhe Jill janë takuar në vitin 1975 në një takim me shkuesi të organizuar nga vëllau i tij.

Në atë kohë ai ishte senator 33 vjeçar, ndërsa ajo një studente 24 vjeçare, dhe të dy kishin qenë të martuar më parë.

Më tej ai zbuloi se i propozoi Jill pesë herë para se të martoheshin në vitin 1977.

Përdoruesit e internetit e pëlqyen historinë e dashurisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, gruaja e parë e Joe Biden, Neilia, dhe vajza e tyre Naomi, kishin vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1972.

Pas kësaj, Joe Biden u bë “prind i vetëm” duke rritur djemtë e tij ndërsa krijonte karrierë politike.

Madje, ai theksoi se djemtë e tij Beau dhe Hunter e inkurajuan që t’i propozonte Jill.

Së bashku çifti Joe dhe Jill kanë një vajzë, Ashleyn.

Më 20 janar të vitit 2021, Joe u bë presidenti i 46-të amerikan ndërsa Jill zonja e parë e SHBA-së.

View this post on Instagram

A post shared by Meet Cutes NYC (@meetcutesnyc)

Publikime te ngjashme