Zbulohet data e lansimit të projektit të Xhensilës dhe Geasy

0 minutes, 34 seconds Read

Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy kanë njoftuar datën se kur do të lansohet projekti i tyre i ri.

Ata përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kënga do të lansohet të premten me (19 korrik).

Design Plus Carousel Ad

“Kush është gati për këtë dyshe. 19.07.24. Vaj Vaj”, thuhet në postimin e tyre në Instagram.

Duket se fansat janë enstuziast të shohin se çfarë perle do të sjellin dy artistët.

 

Vlen të theksohet se kjo nuk është kënga e parë për dyshen, dyshja kanë dhe një këngë të publikuar para dy vitesh të titulluar “Mëkati im”.

“Mëkati im”, është kënga e cila ka mbledhur plotë 13 milionë klikime./Lajmi.net

Publikime te ngjashme