Xherdan Shaqiri poston një imazh pranë Fadil Vokrrit e cila gjendet në stadiumin që mban emrin e tij

0 minutes, 57 seconds Read

Xherdan Shaqiri në javën e shkuar ishte në Kosovës, vendlindjen e tij, me Zvicrën për ndeshjen eliminatore për Euro 2024.

Kosova dhe Zvicra barazuan 2-2 në një ndeshje emocionuese, ndërsa Shaqiri në momentet e fundit të ndeshjes u zëvendësua dhe u duartrokit nga të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga vizita në këtë stadium, Shaqiri kishte bërë një foto pran fotografisë së Fadil Vokrrit e cila gjendet në stadiumin që mban emrin e tij.

Ai i ka vënë një zemër fotografisë që e ndarë në rrjetet sociale.

Shaqiri kishte shpjeguar pas ndeshjes edhe marrëdhëniet që i kishte me Fadil Vokrrin, kur ky i fundit ishte drejtues i FFK-së.

“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin, ishte nder për të parë këta tifozë, është privilegj dhe nuk kam për ta harruar”, kishte thënë Shaqa.

Sulmuesi anësor aktualisht luan në MLS te Chicago Fire dhe është një nga lojtarët më të paguar në këtë kampionat.

Publikime te ngjashme