Vuçiqi vazhdon me ironit e tij për policët kosovarë të kidnapuar: “Atje hanë rrush, ëmbëlsira e pinë Coca-Cola”

1 minute, 1 second Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur të pavërteta pretendimet se policët e kidnapuar kosovarë janë keqtrajtuar në Serbi.

Vuçiq madje ka shkuar aq larg, sa që ka thënë se policët e kidnapuar po hanë, “rrush, ëmbëlsira e Coca-Cola”.

“Atyre s’u mungon asgjë. Viktori (Orban) tha se mezi s’po presin që të barazojnë pozitën e Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiq, raporton “B92”.

Vuçiq ka folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Vuçiqi ka thënë se s’do të flet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa “të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin nga komunat”.

“E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Vuçiqi ka pretenduar se “serbët po maltretohen në Kosovë”.

“T’ju them, nuk flej natën, asnjërit nuk i kam thënë se çfarë kërcënime i janë dërguar Serbisë nëse nul lirohen shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.

Publikime te ngjashme