Vuçiq vazhdon me “qmenduritë” e tij: Danillo s’e hoqi maicën përkundër torturave brutale nga Policia e Kosovës

1 minute, 33 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe sot për situatën në Kosovës dhe përballjen e djalit të tij me Policinë e Kosovës.

Ai ka pyetur për një të arrestuarit, Dushan Obrenoviqin, duke pretenduar që po mbahet në burg si i pafajshëm.

“EULEX njoftoi sot që po monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, dhe 11 janë prej të fundit. Ka të arrestuar serbë nga Shtërpca që veçse ishin në paraburgim për dy vjet, që s’e kanë lënduar a vrarë askënd,” – u shpreh ai për TV Prvan.

Më pas, Vuçiq pretendoi se të gjithë serbët e arrestuar ishin arrestuar me urdhra personalë nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla.

“Iu kërkoj të gjithë gënjeshtarëve në Washington, Bruksel dhe Berlin: mos gënjeni se ka ndonjë arsye për këto gjëra. Ushtarët e NATO-s e tërhoqën atë (Obrenoviqin) në grupin e tyre… ai nuk e ngriti dorën, ishte i ulur, ata i kanë videot. Nuk e preku askënd. S’bëri asgjë…”, theksoi Vuçiq në fjalën e tij.

Më pas, ai foli edhe për të birin e tij, Danillon që më 28 qershor ishte në Graçanicë.

Ai u shpreh se Policia e Kosovës nuk i ka hequr bluzën me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”, duke shtuar se ai ishte shënjestër e torturës brutale dhe ngacmimit.

“Ata donin ta poshtëronin atë, dhe i thanë i ke pesë minuta kohë për ta hequr bluzën… Keni parë gënjeshtra të ndryshme. Ata thanë që s’e kanë ndaluar tri herë, kështu që ne e dëshmuam me video,” – shtoi ai.

Vuçiq shtoi se i biri i tij ka ardhur në Kosovë prej vitit 2011 e këndej.

Publikime te ngjashme