Vuçiq thotë se është pak optimist se do lëvizin gjërat përpara pas takimit në Ohër!

0 minutes, 40 seconds Read

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur edhe sot për takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër. Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist.

“Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq, raporton RTV.

Tutje Vuçiq ka thënë se po udhëton në Ohër për të përfaqësuar interesat shtetërore të Serbisë.

“Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të repreznatuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Publikime te ngjashme