Connect with us

Kosovë

Abdixhiku flet pas kërcënimeve për atentat: Nuk ndihemi të rrezikuar

Publikuar

me

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka konfirmuar tentimin për atentat, ka thënë se Policia e Kosovës e ka ofruar sigurinë e nevojshme.

Kështu ka folur ai para mediave, teksa shtoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme.

Para mediave ka folur edhe deputeti Armend Zemaj, i cili ka pohuar ato qe ka thënë Abdixhiku dhe duke mos përmendur se kush janë kundërshtarët politik.

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pranuar raportime nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ekzistimin e planeve për atentat ndaj zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

Reklama