Vuçiq telefonon Erdoganin për Kosovën

0 minutes, 50 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar, sipas verzionit të tij, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës.

Vuçiq përmes një bisede telefonike, ka kërkuar nga presidenti turk, që të shfrytëzojë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.

“Presidenti Erdogan u interesua për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai gjithashtu kërkoi nga kreu i shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë, transmetojne mediat serbe.

Tutje, Vuçiq, e ka uruar Erdoganin për fitoren e fundit në zgjedhjet e 28 majit.

Publikime te ngjashme