Vuçiq sulmon deputeten britanike që raportoi për armët: Po bëjmë hetim kundër jush

0 minutes, 33 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka sulmuar deputeten britanike, Alicia Kearns, për raportimin e saj se Serbia po bartë armë për në Kosovë, përmes ambulancave në kisha ortodokse.

”Mos u shqetësoni zonjë [Alicia Kearns], ne tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se mbi çfarë baze i keni thënë gjithë ato gënjeshtra dhe kush po ju paguan për gjithçka dhe pse po e vendosni Serbinë në një pozitë të tillë”, citon kosovo-online.

Sipas Vuçiqit, populli serb është shtyrë për muri, meqë gjërat dolen jashtë kontrollit, megjithatë shprehet se janë të gatshëm për bisedime.

Publikime te ngjashme