Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme pas rrëmbimit të 3 policëve nga gjandarmeria serbe

0 minutes, 25 seconds Read

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00 me rastin e kidnapimit të 3 policëve në veri të vendit.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues​. Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00”, thuhet në njoftim.

Vendi: Stacioni policor “Qendra” Prishtinë.

Publikime te ngjashme