Vuçiq reagon pasi Rama e goditi për ditën e zisë, shpërthen kundër Ramush Haradinajt dhe përmend Beg Rizajn (Foto)

1 minute, 41 seconds Read

Presidenti  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka propaganduar teksa është përpjekur të arsyetojë shpalljen e ditën e zisë për terroristët e vrarë në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte reaguar kundër këtij vendimi të Beogradit, duke thënë se i përket shekullit të kaluar.

Por Vuciq tha se ditë zie ka pasur për të gjithë të vrarët, madje edhe për policin e vrarë nga terroristët, Afrim Bunjakun – tashmë hero i Republikës së Kosovës.

Pos kësaj, Vuçiq ka ngritur një paralele në mes grupit terrorist në veri dhe “Grupit Kumanova“.

Ai shpërtheu edhe ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se njërit prej organizatorëve, Beg Rizajt i është ngritur përmendore të cilin e ka vizituar Ramush Haradinaj.

”Serbia mban Ditë  Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë. Për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve nga këndvështrimi i Kushtetutës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Edhe Serbia ka ditë zie për tre serbët dhe policin e vrarë. Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën. Ne deklaruam për të gjitha ngjarjet dhe të vrarët. Nuk është hera e parë që nuk thonë të vërtetën. Dhe tani do t’ju tregoj se si duket hipokrizi. Do t’ju kujtoj se çfarë ndodhi vetëm 8 vjet më parë, në 2015. Në Kumanovë ka pasur një konflikt të madh në mes të Grupit Kumanova më pas sulmuan Maqedoninë, shtet sovran, vend anëtar i OKB-së, u vranë 8 policë. Atëherë as Rama dhe askush nga BE-ja nuk na ka mbajtur predikime”, propagandoi presidenti serb.

Ai më pas prezantoi fotografi të varrimit të të rënve të Grupit të Kumanovës dhe përmendoren e Beg Rizajt në Deçan, ku duket edhe Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/

Publikime te ngjashme