Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

0 minutes, 59 seconds Read

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se biseda me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë për Kosovën.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një turneu në Panairin e Biznesit në Mostar, Vuçiq theksoi se situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

“Vështirë për gjithçka, me të vërtetë e vështirë. Situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Gjithmonë kam nevojë për një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thosha dhe çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe, emisari Lajçak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

 

Publikime te ngjashme