Fjalimi i fuqishëm i deputetit Ukrainas në përkrahje të Kosovës në KE! Uron në shqip

0 minutes, 45 seconds Read

Në Strasburg të Francës po vazhdon seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.

Oleksii Goncharenko, deputet ukrainas mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, edhe pse vendi prej nga ai vjen akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Goncheranko fuqishëm përkrahu anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës duke akuzuar Serbinë se po bënë politikën e Rusisë duke u rreshtuar në boshtin e të keqës. Kosova është një shtet i pavarur dhe duhet të jetë pjesë e botës së lire, tha deputeti Ukrainas, duke përfunduar fjalimin në shqip me fjalët: “Kosova është Europë!”

Publikime te ngjashme