Vuçiq pas takimit me Mitsotakis: Miqtë grekë na konfirmuan se nuk e njohin Kosovën

0 minutes, 47 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij në Athinë.

Vuçiq ka theksuar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”.

Publikime te ngjashme