Vuçiq flet para serbëve sonte në orën 20

0 minutes, 54 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë.

Vuçiq do të flasë në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, transmeton Ballkani.info.

Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar. Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas Policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, municionit dhe radiolidhjeve. Dioqeza e Rashkës – Prizrenit ka thënë se është e shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në Manastir të Banjskës me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme