Vuçiç: Serbinë e presin ditë të vështira, nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar!

1 minute, 7 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se “Serbinë po e presin ditë të vështira”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tha se nuk e ka të lehtë të tregojë se çfarë lajmi ka “pranuar Serbia në 48 orët e fundit”.

“Ditë të vështira e presin Serbinë. Në këtë moment nuk është e lehtë të them se çfarë lajme kemi pranuar në 48 orët e fundit…Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare”, ka shkruar Vuçiç, i cili ka shtuar se ditët në vijim do ta njoftoi publikun “për sfidat që e presin Serbinë.

“Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.

Këto zhvillime rreth, anëtarësimit në këtë organizatë u aktualizuan pas vendimit të Qeverisë së Kosovës më 13 mars rreth pronave të Manastirit të Deçanit.

Ekzekutivi i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit që llogaritet të jetë si kusht për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Publikime te ngjashme