“Vritini të gjithë”/ Çerekfinalet europiane kërcënohen nga ISIS, merren masa të jashtëzakonshme

0 minutes, 37 seconds Read

Këtë javë rikthehen kompeticionet evropiane si Champions League, Europa League dhe Conference League, teksa i afrohen gjithnjë e më shumë kulmit pasi aktualisht luhet faza çerekfinale.

Por, këto kompeticione që dhurojnë emocione spektakolare kanë përfunduar në kërcënimin e ISIS.

Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informativ, Al Azaim ka kërcënuar qytete si Madridi, Londra dhe Parisi.

Sipas asaj që raporton Marca, autoritetet e këtyre vendeve prej kohësh kanë qenë në dijeni për sulme të mundshme dhe në ndeshjet e kësaj jave, do të merren masa të jashtëzakonshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qindra mijëra tifozëve të pranishëm në impiantet më prestigjioze të Evropës.

Publikime te ngjashme