Vrasja në Lezhë, drejtori i Policisë: Dyshojmë për hakmarrje mes fiseve

1 minute, 5 seconds Read

Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi ka dalë në një deklaratë për mediat pas atentatit ndaj Nikolin Lestakajt i cili u vra teksa ishte duke dalë nga marketi.

Ai tha se po punojnë për identifikimin e autorëve ndërsa dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje ose gjakmarrje.

“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim të plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat”, thotë policia.

Nikolin Lestakajt, u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një pije freskuese.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pak javë më parë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Publikime te ngjashme