“Kuvendi gjithëserb”, analistët në Beograd thonë se Serbia po promovon nacionalizimin e viteve `90-ta

2 minutes, 0 seconds Read

“Kuvendi i gjithëserb”, i cila mblodhi serbët nga Serbia, Republika Serbe, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ishte një ngjarje që promovon nacionalizmin dhe politikat tashmë të njohura serbe të viteve nëntëdhjeta.

Për analistin politik nga Beogradi. Dushan Janjiq, bëhet fjalë për promovimin e botës serbe, e cila e çon Serbinë në izolim.

“Kjo është një çështje serioze, ideologjia është etnonacionaliste. Kjo është rruga drejt izolimit, e cila shpejt do të përballet me një përgjigje ndërkombëtare dhe një bojkot rajonal. Duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar, si partnerë Serbisë do të mbeten vetëm ata që votuan kundër rezolutës për Srebrenicën, si Kina, Irani dhe Rusia, regjimet autoritare. Kjo do të na izolojë nga bota, nga një Evropë demokratike dhe një botë në të cilën fjalën kryesore e ka grupi QUINT, jo Rusia”, tha Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike.

Në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serbe u miratua Deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb. Sipas analistëve, strategjia e grumbullimit të serbëve nën idenë e një “bote serbe” paraqet një rrezik serioz për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit.

Çfarë thuhet për Kosovën në deklaratën e Serbisë dhe Republika Srpska të miratuar në Beograd?
Lexo po ashtu
Çfarë thuhet për Kosovën në deklaratën e Serbisë dhe Republika Srpska të miratuar në Beograd?
“Mund të duket e çmendur në një mënyrë, por në një tjetër është e rrezikshme. Promovimi i ‘botës serbe’ dhe nacionalizmi që e shoqëron idenë serbomadhe është sikur të mos kemi përjetuar asgjë në këto tridhjetë vitet e fundit. Sikur të mos kishim përvojën që i kemi paguar si ne ashtu edhe të gjithë rreth nesh”, tha Branislav Grubaçki nga Lëvizja Optimizmi i Ri .

Një pjesë e partive opozitare pro-evropiane ka kritikuar Beogradin zyrtar për abuzimin e serbëve në rajon, duke e përdor, jo si ure për marrëdhënie më të mira, po për destabilizimin. Siç vlerësohet, “tubimi gjithëserb” ishte më shumë abuzim i ndjenjave kombëtare për qëllime politike. /RTK/

Publikime te ngjashme