Vogëlushja e lindur në Angli erdhi në jetë me një simbol zemre

0 minutes, 53 seconds Read

Një fëmijë i lindur në Angli në muajin shkurt të vitit të kaluar, erdhi në jetë me një simbol shumë të veçantë.

Jorgia Welch, erdhi në jetë me një shenjë lindjeje në formë zemre, simboli ishte në anën e majtë të barkut të saj, në përputhje me kërthizën e saj, transmeton Telegrafi.

Mjekët i thanë nënës së foshnjës 37-vjeçare Jayne dhe partnerit të saj Joe, nga qyteti Stoke-on-Trent, se zemra me gjasë do të zhdukej me kalimin e moshës.

Por shenja simetrike e lindjes së Jorgia-s është rritur vetëm në përpjesëtim me të dhe mbetet qartë e dukshme përpara ditëlindjes së saj të parë javën e ardhshme.

Jorgia u lind më 22 shkurt të vitit të kaluar, duke mbërritur tre ditë më herët përmes një seksioni cezarian të planifikuar.

Welch, një asistente përkujdesjeje, tha: “Shenja e lindjes në formë zemre është në barkun e Jorgia-s dhe mamitë nuk mund ta besonin kur e panë atë./Telegrafi

Publikime te ngjashme