Vjosa Osmani me një postim të çuditshëm, a po distancohet nga politika e Kurtit?

0 minutes, 47 seconds Read

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook.

Në fakt, postimi i saj është tepër enigmatik. Shefja e shtetit, ka shpërndarë një fotografi të saj personale, ku në prapavijë shihet flamur zyrtar i Bashkimit Evropian.

Edhe më enigmatike, nëse jo krejtësisht mister, është mbishkrimi i fotografisë.

“Evropa, shtëpia jonë!” – shkroi Osmani.

Nuk dihet nëse fotografia dhe mbishkrimi i Osmanit është me prapavijë politike apo nëse përçon ndonjë mesazh ose nëntekst që duhet të çvelohet. Ndoshta përmes kësaj fotografie, Osmani po paralajmëron një ndryshim kursi në politikën e saj, duke u distancuar nga politika izalocioniste e kryeministri Albin Kurti.

Sidoqoftë, Osmani fotografinë e postoi pak pas përfundimit të fjalimit të Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili tregoi se e ka anuluar takimin e dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë.

Publikime te ngjashme