Vjen edhe një kërcënim nga Irani, kësaj radhe nga presidenti

1 minute, 15 seconds Read

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se çdo “agresion i ri kundër interesave të kombit iranian do të përballet me një përgjigje më të rëndë”, sipas kanalit shtetëror të lajmeve të Iranit IRIB.

Ministri i Jashtëm i vendit bëri komente të ngjashme në një postim në X, duke thënë se Irani nuk ka ndërmend të “vazhdojë operacionet mbrojtëse, por nëse është e nevojshme, nuk do të hezitojë të mbrojë interesat legjitime kundër çdo agresioni të ri”, raporton CNN.

“Ushtrimi i të drejtës së mbrojtjes legjitime tregon qasjen e përgjegjshme të Iranit ndaj paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Irani ka vazhduar kërcënimet pasi nisi një sulm të paprecedentë gjatë natës ndaj Izraelit të shtunën.

Udhëheqësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka paralajmëruar se një “ekuacion i ri” u krijua pas sulmit ndaj Izraelit dhe se tani do të përgjigjet drejtpërdrejt sa herë që Izraeli sulmon interesat, pasuritë ose njerëzit e tyre.

Shefi i shtabit të Iranit ka kërcënuar gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo sulmi të ardhshëm. Mohammad Bagheri, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, tha se Irani i dërgoi një mesazh SHBA-së përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri”.

Publikime te ngjashme