Visar Ymeri thotë se VV s’ishte e përcaktuar për rastin Dehari, Kurti ishte i vetëmi që e cilësoi ‘vrasje’

0 minutes, 45 seconds Read

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se në partinë që aktualisht është në pushtet, në momentin e vdekjes së Astrit Deharit, nuk ishin të përcaktuar nëse rasti si i tillë ishte vrasje apo vetëvrasje.

Megjithatë, gjithnjë sipas Ymerit, Kurti e kishte ndarë mendjen për ta cilësuar si vrasje.

“Pra, vendimi i partisë që mos ta cilësojnë as vrasje e as vetëvrasje, por Kurti doli i vetëm dhe e cilësoi vrasje”, tha ndër tjerash Ymeri në Debat Plus.

Rasti Dehari është rikthyer së fundi në temë, pas konferencës për media të javës së kaluar, ku Haki Abazi foli rreth zhdukjes së provave në laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Madje, deputeti i VV-së trazoi opinionin, duke implikuar në rast edhe kryeministrin Kurti, me këtë të fundit që mohoi këto zëra.

Publikime te ngjashme