(Video) Haxhillarët kosovarë akuzojnë BIK-un për papërgjegjësi, endën nëpër koridorët e hotelëve në Medine, pa e ditur se kur do kthehen në Kosovë!

1 minute, 6 seconds Read

Haxhillerët e Kosovës, të cilët janë të revoltuar dhe ndjehen të mashtruar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ngase të njëjtët, edhe pse kanë pasur që sot të jenë në Kosovës, po endën nga një hotel në një hotel tjetër në rrugët e qytetit të Medinës.

Një nga haxhillaret, i cili dëshiron të jetë anonim, tregon se vetëm sot është hoteli i tretë që ndrrojnë në Medine dhe se detyrohen të enden koridoreve në temperatura ekstremisht të larta, pa e ditur se sa do qëndrojnë dhe ka do shkojnë.

Sipas tij, udheheqësit e BIK-ut ju kanë thënë se fillimisht do udhëtojnë me datë 8 korrik, pasaj 9 korrik dhe 10 korriku është përmendur si data e fundit, ndërsa të njëjtët edhe sot akoma janë duke qendruar në koridoret e hoteleve të qytetit të Medinës, dhe se nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen për në aeroport, nga ku duhet fluturojnë për Prishtinë.

Ai thotë se deri më tash vetëm haxhillarët nga qyteti i Prishtinës kanë udhëtuar për Kosovë, ndërsa ata nga pjesët tjera të Kosovës vazhdojnë shetitjët nëpër rrugët e koridorët e hoteleve të Medinës.

Publikime te ngjashme