Vdes një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika, policia jep detaje

0 minutes, 37 seconds Read

Një punëtor ka vdekur në Prizren, pasi sa ishte në vendin e punës i ra në kokë një pako me qeramika.

Lajmin për Ballkani.info e konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka treguar se personi ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra.

“Sipas hetimeve të para thuhet se nga ballkoni i katit të dytë i ka rënë një pako me qeramika në kokë. Personi ka vdekur në QKUK për shkak të plagëve të marra në vendin e punës. Rasti ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën ‘Brigada 125’ në Prizren”, ka potencuar Gashi.

Publikime te ngjashme