Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

0 minutes, 33 seconds Read

Ka vdekur gruaja që u plagos mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, ku mbeti një i vrarë dhe dy tjerë të plagosur.

Këtë e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

“Po mudn të konfirmoj se pacientja ka ndërruar jetë para gjysmë ore”, ka thënë Uka për Gazetën Insajderi.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa tre tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Publikime te ngjashme