Vdekje e trefishtë në Lipjan, Policia në vendngjarje

0 minutes, 47 seconds Read

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia rreth orës 16:30 sot ka pranuar informatën për tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të Lipjjanit.

Ajo ka thënë se pas marrjes së ifnormatës kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë hasur në tre trupa të pajetë.

Vdekjen e tyre e kanë kosntatuar mjekoligjorët dhe policia ka nisur hetimet për rrethana e rastit.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

Publikime te ngjashme

lajmishqip.net/wp-content/cache/wpo-minify/1714560799/assets/wpo-minify-footer-dae115f0.min.js" id="wpo_min-footer-0-js">