Vazhdojnë të shtënat ndaj policisë në veri

0 minutes, 34 seconds Read

Policia e Kosovës është sulmuar mëngjesin e së dielës në veri, ku për pasojë një polic ka mbetur i vrarë, një tjetër është plagosur dhe një është i lënduar.

Sulmi ndaj tyre është kryer nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Telegrafi merr vesh se personat të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin vazhdojnë të qëndrojnë ende në Manastirin e Banjska me mjete të blinduara.

Këta persona kanë sulmuar edhe stacionin policor në Leposaviq, ndërkaq herë pas here ka edhe gjuajtje në drejtim të policisë.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me policinë për të marrë informacione lidhur me situatën atje./Telegrafi

Publikime te ngjashme