Van Damme në Kosovë – merr vëmendje me varësen me shqiponjë

0 minutes, 45 seconds Read

Aktori i famshëm, Jean – Claude Van Damme, është aktualisht në Kosovë.

Ai ka qenë sot (e mërkurë) në ambientet e qendrës Prishtina Mall për të promovuar markën e orëve, ‘Helfer’ nga Zvicra.

Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.

Foto: Screenshot/Facebook

Kjo mbase duket t’i jetë bërë dhuratë, ndonëse ka shumë miq shqiptarë dhe se ruan raporte të mira me ta.

I njëjti u takua edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që njihet ndryshe si ‘Rambo’.

Foto: Facebook

Veç kësaj, Van Damme gjatë ditës u takua edhe me disa sportistë, përfshirë ish-karateistin Enver Idrizi.

Aktori në fjalë shquhet për paraqitjet në filmat si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Hard Target”, “Double Impact”, “Street Fighter” etj./Telegrafi

Foto: Facebook

Publikime te ngjashme