Mësohet kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

1 minute, 19 seconds Read

Ballkani ka pësuar humbe të thellë në ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets me rezultat 4-2 në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri” u zhvlerësua, duke bërë që Ballkani të eliminohej nga gara numër një në Evropë, ashtu siç kishin bërë të gjitha skuadra nga Kosova që morën pjesë në këtë raund.

Pas eliminimit të Ballkanit nga Ludogorets, kampioni ynë do të vazhdojë garat në Ligës së Konferencës.

Ata do të takohen në këtë garë me ekipin e Larne nga Irlanda e Veriut.

Këta të fundit u eliminuan pas dy ndeshjesh nga Helsinki me rezultat të përgjithshëm 3-2 dhe atë pas kohës shtesë.

Larne luajti për herë të parë në histori të tyre në Ligën e Kampionëve, pasi sezonin e kaluar ata fituan titullin, po ashtu për herë të parë në histori, duke mundur Crusaders në prill 2023 me rezultat 2-0.

Humbja nga gjigantët finlandez të HJK Helsinki i dërgon ata në Ligën e Konferencës, ku do të përballen me Ballkanin.

Vlera e tyre si skuadër është 2.83 milionë euro, përgjysmë më e vogël se sa e Ballkanit që është 5.54 milionë euro.

Pothuajse të gjithë lojtarët janë irlandezo-veritor, por ka edhe skocezë, uellsian e australianë.

Nga kjo ndeshje Ballkani do të kërkojë të vazhdojë tutje, sikurse që bëri para një viti kur siguroi grupet e Ligës së Konferencës./Telegrafi

Publikime te ngjashme