Ushtarët rusë ecnin njëri pas tjetrit brenda llogores, papritur i erdhën predhat nga lart

0 minutes, 33 seconds Read

Ukraina ka sulmuar një grup ushtarësh rusë që ecnin brenda një llogoreje njëri pas tjetrit, sipas një video të publikuar në rrjetin social X.

Sulmet janë kryer diku në Bakhmut, sipas faqes ukrainase Operativno_ZSU e cila ka publikuar pamjet në internet, transmeton Telegrafi.

Ushtarët rusë po ecnin një nga një në llogore kur papritur u sulmuan menjëherë nga dy predha që erdhën nga droni.

Sipas pamjeve edhe sulme të tjera u kryen në këto streha dhe llogore të rusëve.

Bakhmuti ka qenë pika e luftimeve më të përgjakshme prej se ka filluar lufta në Ukrainë./Telegrafi

Publikime te ngjashme