Humbja nga Florian Marku nuk është dëshpëruese vetëm për Dylan Moran, por edhe për Conor McGregorin që është partneri i tij në sparring

0 minutes, 56 seconds Read

Florian Marku nuk e ka mposhtur një kundërshtar të thjeshtë sonte (2 shtator).

Dylan Moran përveç se ka 18 fitore në karrierën e tij si profesionist, duke anashkaluar dy humbjet e tij (me këtë ndaj boksierit tonë), ai është edhe shumë i njohur në Irlandë.

Moran është partner i sparringut të legjendës së UFC-së, Conor McGregor dhe me gjasë kjo humbje ndaj Markut e ka dëshpëruar yllin e MMA-së.

Boksieri shqiptar nuk i dha kohë Moranit të ambientohej me ringun, duke lëshuar një breshëri grushtesh në drejtim të tij.

Dhe vetëm pas 54 sekondash, gjyqtari u detyrua ta ndërpriste duelin, shkaku që irlandezi tashmë dukej i humbur ka goditjet që pranoi.

Vështirë se McGregor do ta ketë më në ekip, duke parë që kjo humbje në sekonda do ta ketë shkatërruar imazhin e tij.

Moran kishte fjalë të forta para duelit, madje duke i dhënë një të shtyrë të fuqishme Markut, por që boksieri ynë i bëri me dije se do ta nokautonte dhe nuk do ta kishte askënd afër që ta ndihmonte./Telegrafi

Moran njihet më së shumti për të qenë shok skuadre me McGregor

Publikime te ngjashme