Banorja e re Jori Delli vë në siklet Kiarën: Do bëjnë një këngë Armaldo dhe Luizi, nuk ka më Butrint

0 minutes, 55 seconds Read

Jori Delli është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo ditën e sotme (e diel) ka qenë në pjesën e tualetit dhe të grimit së bashku me Luizin, Maestron dhe Kiarën.

Gjatë bisedës, Jori tha se Luizi e Maestro kur të dalin nga BBVA do të bëjnë një këngë – do ta plasin gjithë Shqipërinë.

“Do bëjnë një këngë këta së bashku, do plasin gjithë Shqipërinë. Bombë Shqipëria fare”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, Tito shtoi: “Sezoni i verës full me koncerte”.

Konkurrentja e re më pas vuri paksa Kiarën në siklet, gjersa në këtë bisedë ia përmendi ish-të dashurin, Butrint Imerin.

“Nuk ka më Butrint, ka vetëm Luiz dhe Maestro”, theksoi Jori.

Moderatorja ndërkaq ka folur disa herë brenda Big Brother-it për marrëdhënien që kishte me Butrintin, përkundër se tani ka nisur një lidhje të re dashurie me Luiz Ejllin.

https://twitter.com/saraahbeh/status/1632365417481084929

Publikime te ngjashme