Ukrainë: Sulmi terrorist rus me raketa në Kharkiv vret 51 persona

0 minutes, 23 seconds Read

Një sulm rus në Ukrainë vret të paktën 51 persona.

Sulmi ndodhi në fshatin Hroza pranë Kupyansk në rajonin e Kharkiv. Raportohet se një djalë gjashtëvjeçar ishte në mesin e të vrarëve kur sulmi ndodhi në orën 13:15 me kohën lokale, raporton BBC, transmeton kk.

Sipas raportimeve, fshatarët nga Hroza ishin mbledhur në një kafene lokale.

Me anë të një postimi në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për “agresion gjenocidal”.

Publikime te ngjashme