Ukrainasit publikuan pamje të luftimeve në rrugët e Bakhmuti

0 minutes, 57 seconds Read

Ushtria tokësore e Ukrainës publikoi një video të ushtarëve të saj duke luftuar në çdo rrugë në Bakhmut, qytet që tani është pothuajse plotësisht i shkatërruar.

Videoja e publikuar tregon anëtarët e Batalionit të Parë të Mekanizuar, Brigadës së Tretë Speciale Sulmuese të Ushtrisë së Ukrainës duke lëvizur nëpër qytet dhe duke u përleshur me forcat ruse.

Forcat ruse pretendojnë se kontrollojnë rreth 80 për qind të Bakhmutit, dhe sipas disa informacioneve, përdorimi i mercenarëve të Wagnerit po zvogëlohet në betejat për qytetin dhe njësitë e tjera të ushtrisë ruse dhe grupe mercenare po i bashkohen luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët la të kuptohet se, në rast nevoje, ekziston mundësia që forcat ukrainase të tërhiqen në pozicione më të mira.

Bakhmut është nën sulmin rus që nga vera e vitit 2022 dhe është kthyer në objektivin kryesor të ofensivës ruse “dimërore”.

Ndërkohë, luftimet janë kthyer në rraskapitje të forcave ruse përpara kundërofensive të pritshme ukrainase.

 

Publikime te ngjashme