U monitorua që nga momenti kur hyri në Turqi, detaje të reja për arrestimin e Liridon Rexhepit – çka deklaroi ai në polici

2 minutes, 45 seconds Read

U monitorua që nga momenti kur hyri në Turqi, detaje të reja për arrestimin e Liridon Rexhepit – çka deklaroi ai në polici

Shtetasi i Kosovës, Liridon Rexhepi, arrestua të martën në Stamboll, nën dyshimin se e ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi. Mossadi është agjencia kombëtare e inteligjencës e Izraelit.

Siç ka shkruar agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu Agency, i dyshuari u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit në Stamboll.

Detaje të reja janë publikuar sot në mediat e Turqisë.

Sipas këtyre raportimeve, është konstatuar se Rexhepi ka transferuar para për personelin në terren në Turqi, i cili, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit, ka kryer operacione me dronë, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe ka përpiluar informacione për fushën siriane.

Si rezultat i punës së MİT-it u zbulua aktiviteti në llogaritë financiare të Liridon Rexhepit.

Të gjitha llogaritë e Rexhepit, i cili u konstatua se kishte bërë një numër të madh të transfertave të parave përmes Western Union për personelin në terren në Turqi, u monitoruan për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Liridon Rexhepi sipas këtyre raportimeve filloi të monitorohej hap pas hapi që nga momenti kur hyri në Turqi më 25 gusht 2024 dhe aktivitetet e tij u regjistruan. Pas kësaj faze u vendos koordinimi me Drejtorinë e Degës TEM të Policisë së Stambollit . Rexhepi u ndalua nga Drejtoria e Degës TEM të Policisë së Stambollit më 30 gusht.

Liridon Rexhepi, thuhet se në deklaratën e tij në polici ka pranuar se ka bërë transfere parash.

Pagesa me kriptovaluta

Siç raportohet, si rezultat i operacioneve të kryera nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës, është konstatuar se MOSSAD ka transferuar para për personelin e saj në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Po ashtu raportimi thekson se u zbulua se personeli në terren në Turqi i përdorte paratë që merrnin nga MOSSAD në fushën siriane. Si rezultat i gjurmimit të parave, u konstatua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburimet e tyre në Siri përmes Western Union. Gjithashtu u përcaktua se personeli në terren në Turqi paguante burimet e tyre në Siri nëpërmjet kriptomonedhës.

Familja e Rexhepit në një deklaratë janë shprehur të bindur se djali i tyre është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në pretendimet që thuhen.

Përfaqësuesi i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit, Arianit Koci, ka përcjellë shqetësimin e familjes Rexhepi për arrestimin e djalit të tyre.

Në porosinë e familjes Rexhepi thuhet se janë të bindur që Liridoni është i pafajshëm dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës apo edhe të Turqisë.

“Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.

Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.

Publikime te ngjashme