U dënua për 34 krime, reagon Donald Trump: Padrejtësi! Nëse ma bënë mua, mund t’ia bëjnë kujdo…

1 minute, 16 seconds Read

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar për herë të parë pasi u deklarua fajtor për 34 krime, ku e quajti gjyqin “shumë të padrejtë”.

“Për sa i përket vetë gjyqit, ishte shumë i padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë zgjedhor në asnjë rrethanë. E patë se çfarë ndodhi me disa nga dëshmitarët që ishin në anën tonë, ata u kryqëzuan nga ky njeri”, tha ai.

Trump vazhdoi të kritikojë më tej gjyqtarin Juan Merchan, duke thënë se “ai duket si një engjëll, por ai është me të vërtetë një djall”. “Nuk ka pasur kurrë një gjykatës më konfliktual,” tha Trump.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë për mua, ata mund t’ia bëjnë këtë kujtdo,” tha Donald Trump.

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Publikime te ngjashme