Turqia në mbeshtetje të plotë të Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë

0 minutes, 56 seconds Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ambasadori Angılı, ka thënë se Turqia e mbështet Kosovën plotësisht pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e heroit Afrim Bunjak.

“Fillimisht, ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, policinë dhe popullin e Kosovës. Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij. Ai e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar”, ka njoftuar qeveria.

Në këtë takim palët kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Publikime te ngjashme