Tragjedi në kantonin e Friburgut: Gjashtë të vdekur nga djegia e një autobusi, dyshohet për viktima shqiptare pas dëshmive në vendngjarje

1 minute, 4 seconds Read

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kantonin Friburg të Zvicrës, ku një autobus i mbushur me udhëtarë është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm.

Mediat helvetike raportojnë paraprakisht se gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të lokalitetit Kerzers, teksa autoritetet hetimore po shqyrtojnë mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Në lidhje me këtë dramë, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka deklaruar se aktualisht nuk disponojnë asnjë informacion zyrtar nëse në mesin e viktimave apo të lënduarve ka shtetas shqiptarë.

“Ende nuk kemi të dhëna konkrete. Policia nuk ka bërë ende identifikimin e viktimave”, ka pohuar shkurtimisht ambasadori Latifi.

Dyshimet për praninë e bashkëatdhetarëve janë shtuar pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale, ku teksa flakët shkrumbojnë mjetin, dëgjohen britma dhe biseda në gjuhën shqipe.

“Nuk e di saktë, po thonë se një person i ka vënë flakën vetes”, dëgjohen duke thënë disa qytetarë vetëm pak metra larg autobusit që po digjej. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme