Toska vjen me një deklaratë të fortë, jep lajmin e mirë: Këto dy shtete të fuqishme pritet ta njohin Kosovën!

1 minute, 19 seconds Read

Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Kurse, së fundi janë marrë hapa konkret për de-eskalim të situatës, ku së fundi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të reduktuar forcat speciale në komuant veriore.

Po ashtu, po bëhen plane për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.

Këto vendime janë mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE.

Së fundi, ka reaguar edhe gazetarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Dijana Toska.

Ajo në një postim në Facebook paralajmëroi se dëri në fund të vitit Kosovës, mund ta njohin dy shtete të rëndësishme, Vatikan dhe Ukrainë.

“Deri në fund të vitit, shpresoj t’i kemi dy njohje të rëndësishme për Kosovën, Vatikani dhe Ukraina…

T’i organizojmë zgjedhjet lokale në mënyrë demokratike për normalizim të situatës në Mitrovicë.

Të punojmë që të jetojmë ditë më të mira si shtet e komb”, shkroi ndër të tjera Toska, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se, situata në veri është tensionuar në fund të majit pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Për disa javë, para ndërtesave janë mbajtur protesta çdo ditë, me kërkesë që kryetarët të tërhiqen, bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të angazhuar në atë zonë.

Publikime te ngjashme