Dejona Mihali kritikon Abdixhikun e Hotin: Nobelistë të ekonomisë së sekserëve

0 minutes, 42 seconds Read

Dejona Mihali, koordinatore te Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar dy figura të rëndësishme të LDK-së.

Në fakt, ajo ka komentuar deklaratat e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, dhe Avdullah Hotit, deputet i LDK-së, të cilët reaguan pas fitores së djeshme të LDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo i ka quajtur Abdixhikun e Hotin “nobelistë të ekonomisë së sekserëve”.

Postimi i plotë:

Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku paskan reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi “Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg” (për kontrollin e çmimeve).

Kur u pat rrit 5 fish çmimi i vajit brenda ditës këta dy “të ditur” patën dhënë zgjidhjen magjike: Hiqni TVSH-në.

Nobelistët e ekonomisë.

Ekonomisë së sekserëve.

Publikime te ngjashme