Tifozët e AEK-ut shpalosën ‘Kosova është Shqipëri’, në Serbi ndihen të tradhtuar: S’e prisnim nga vëllezër si ju, thikë pas shpine

0 minutes, 48 seconds Read

AEK-u i Athinës dhe Ajax-i barazuan 1-1 në Greqi për raundin e dytë në grupet e Europa League. Në stadiumin “Nea Philahelphia”, tifozët e AEK-ut shpalosën një benderolë me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”. Në Serbi janë tërbuar me këtë shënim, duke e quajtur tradhti nga “vëllezërit grekë”.

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë. “Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

Ky është titulli i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës. Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.

Publikime te ngjashme