Protestuesit serbë në veri e mbushin me “Z”-ja ruse veturën e KFOR-it amerikan (Video)

0 minutes, 35 seconds Read

Protestuesit serbë, përveç autoblindës së Policisë së Kosovës, ka vandalizuar edhe veturën e KFOR-it amerikan, të cilët po qëndrojnë për ruajtjen e sigurisë në zonën veriore.

Në pamjet vetura e KFOR-it shihet të jetë mbushur me simbolin rus “Z”, i cili është parë në luftën në Ukrainë.

Disa ekspertë ushtarakë e kanë interpretuar kuptimin e ‘Z’-së si “Za pobedy” që nga rusishtja përkthehet “për fitore”, ose “Zapad” që shqip i bie “Perëndim”. Ndërkaq, disa të tjerë kanë thënë se kjo është forma e Kremlinit për të treguar “shënjestrën numër një në Ukrainë”, presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky

Publikime te ngjashme