Takimi në Bruksel, Vuçiq: Bisedimet përfunduan pa sukses, Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen

0 minutes, 54 seconds Read

Ka përfunduar takimi trepalësh mes përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Vuçiq u deklarua për media pas takimit, ku bëri me dije se bisedimet kanë përfunduar pa sukses. Sipas tij, kryeministri Kurti ka refuzuar të pranojë propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme