Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë – Po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje

0 minutes, 57 seconds Read

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se u ka ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun.

Ai ka thënë se takimin e ka filluar duke shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre për rikthimin e dialogut në rrugën e duhur, pas sulmit të 24 shtatorit.

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t’iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë Kosovës shtoi se Serbia po vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Themelore.

“Po ashtu, Kurti iu ka theksuar ambasadorëve se po të ishte në dorën e Kosovës, marrëveshja tashmë do të nënshkruhej dhe do të fillonte zbatimi i saj”, tha Kurti.

Publikime te ngjashme