Abazoviq: Urojmë që së shpejti bashkë me Kosovën të jemi në familjen madhe evropiane

0 minutes, 45 seconds Read

Mali i Zi e ka mirëpritur lajmin që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është lajm i mirë për fqinjët, si dhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviq ka shkruar se është i bindur që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e Evropës.

“I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar ai.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Publikime te ngjashme